Bota

Ushtria ukrainase: Anijet luftarake ruse granatojnë 4 fshatra pranë Odesës

16 Mars 2022, 13:28 Nga DOSJA
Ushtria ukrainase: Anijet luftarake ruse granatojnë 4 fshatra pranë

UKRAINË- Anijet luftarake ruse në Detin e Zi kanë bombarduar bregun ukrainas në zonat afër qytetit kyç jugor të Odesa-s, sipas forcave të armatosura të Ukrainës. CNN shkruan se sipas një deklarate të postuar në faqen e forcave të armatosura në Facebook, fshatrat Lebedivka, Sanzheika, Zatoka dhe Bilenke, të cilat të gjitha shtrihen rreth 30 kilometra (rreth 18 milje) në jug të qytetit port, janë granatuar në 24 orët e fundit.

Odessa është qyteti i tretë më i madh i Ukrainës dhe konsiderohet si një objektiv kryesor i fushatës ruse. Një sulm amfib shihet si një pjesë e mundshme e çdo lëvizjeje për të marrë qytetin dhe rritja e granatimeve të objektivave përgjatë bregdetit do të rrisë frikën se një sulm i tillë mund të jetë i pashmangshëm.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll