Bota

‘Zonja e hekurt’ 330 metra e lartë! Kulla Eiffel zgjatet me 6 metra

16 Mars 2022, 13:20 Nga DOSJA
‘Zonja e hekurt’ 330 metra e lartë! Kulla Eiffel zgjatet me 6

FRANCË– Kulla Eiffel është tani 6 metra më e gjatë. Kulla, e ndërtuar nga Gustave Eiffel në shekullin XIX, tashmë është 330 metra e lartë, pas instalimit në majën e saj të një antene digjitale radiofonike, raporton abcneës.go.com.

Instalimi i antenës në majë të kullës u bë me anë të një helikopteri. Ndërtesa më e lartë në Paris, e njohur si “Zonja e Hekurt”, është 330 metra e lartë pas shtimit të ri.

Antena e re do të përdoret për transmetimin e radios dixhitale për rajonin e kryeqytetit.

“Është një moment krenarie e madhe, historike, e rrallë në historinë e Kullës Eifel”, u tha gazetarëve kreu i kompanisë operuese të kullës, Jean-Francois Martins.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kulla eiffel kulla eiffel

Sondazh

Poll