Bota

U shqye në mes të shfaqjes nga katër tigra, vdes pronari i cirkut në Itali. Kafshët ju hodhën sipër (Video)

9 Korrik 2019, 13:50 Nga DOSJA
U shqye në mes të shfaqjes nga katër tigra, vdes pronari i cirkut

ITALI– Një nga artistët më të famshëm të cirkut në botë, Ettore Weber ka vdekur i kafshuar nga tigrat që kishte rritur e ushqyer vetë prej vitesh. Ngjarja ka ndodhur në cirkun “Ëeber” që është mjaft i njohur në Itali, sidomos në qytetin e Barit.

Weber u sulmua nga katër tigra teksa po përgatitej për një numër specia të shfaqjes që do të prezantohej përpara publikut.

Si fillim njëri nga tigrat e vuri poshtë dhe më pas tre të tjerët ju hodhën sipër duke e shqyer. Si të mos mjaftonte kjo, kafshët e egra kanë luajtur me trupin e pronarit të tyre për më shumë se gjysmë orë, pasi asnjë nga kolegët nuk mund të bënte asgjë.

Ata nuk mund të ndërhynin, pasi në ato momentet tragjedia mund të ishte shumëfishuar.

Pasi mbërriti policia dhe emergjencat civile, tigrat u larguan nga trupi i vdeur i Ëeber, por tashmë për artisitn nuk mund të bëhej asgjë. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me 4 masakruesit, dhe as se çfarë i shtyu kafshët për të cilat trajneri ishte kujdesur prej vitesh që ta sulmonin.

Ettore Weber ishte mjaft i njohur në botën e cirkut si një nga trajnerët më profesionistë të maceve. Ai ua njihet mirë instiktet dhe u kishte dedikuar jetën këtyre lloj kafshëve.

Ai ishte martuar me Loredana Vulcanelli, një tjetër artdashëse dhe së bashku kishin ndërtuar cirkun “Weber”.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota itali vdes ettore weber vdes pronari i cirkut itali vdes ettore weber vdes pronari i cirkut

Sondazh

Poll