Bota

Frikë e mister/ Zhduket pa lënë gjurmë shkencëtarja amerikane në ishullin e Kretës, familja ngre alarmin

9 Korrik 2019, 09:45 Nga DOSJA
Frikë e mister/ Zhduket pa lënë gjurmë shkencëtarja

GREQI- Një shkencëtare amerikane, e cila kishte shkuar për pushime në ishullin e Kretës, rezulton e zhdukur prej 7 ditësh. Suzanne Eaton, një biologe 59-vjeçare në Institutin Max Planck në Universitetin e Drezdenit në Gjermani, po merrte pjesë në një konferencë në Akademinë Ortodokse në Kretën Veriperëndimore, ku ajo u pa për herë të fundit më 2 korrik.

Besohet se Suzanne ka shkuar për një vrap dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë, njofton familja e saj nëpërmjet një faqe online.

Autoritetet greke janë vënë në kërkim të një shkencëtareje amerikane, e cila është zhdukur prej shtatë ditësh në ishullin e Kretës, pa lënë gjurmë. Në faqen online thuhet se këpucët e saj të vrapimit nuk ndodhen në dhomën e hotelit, ku ajo po qëndronte.

Suzanne Eaton është një nënë e dy djemve dhe gruaja e shkencëtarit britanik Tony Hyman. Gjithashtu Suzanne është një atlete, si dhe ka marrë një medalje në “Tae Këon Do”. Ndërsa, punëdhënësi i saj, Instituti Max Planck, përsëriti në një deklaratë online se të gjitha teoritë ishin “spekulative” dhe fakti i vetëm i njohur ishte se Eaton u pa për herë të fundit në konferencën të martën pasdite.

Ai njoftoi përmes së njëjtës faqe se miqtë e Eaton kanë ofruar një shpërblim 50,000 € për këdo që mund të japë ndonjë informacion rreth zhdukjes së papritur të shkencëtares.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota krete suzanne eaton zhduket shkencetarja amerikane krete suzanne eaton zhduket shkencetarja amerikane

Sondazh

Poll