Bota

Breshëri sa një kokërr arre, ‘çmendet’ moti në Itali (VIDEO)

9 Korrik 2019, 10:18 Nga DOSJA
Breshëri sa një kokërr arre, ‘çmendet’ moti

Zona veri-lindore e Italisë është hasur me një stuhi të  fuqishme, që ka sjellë një breshër të pazakontë.

ITALI- Siç pritej nga parashikimet e bëra, veri-lindja e Italisë është përfshirë nga stuhit të fuqishme sot, siç ndodhi gjatë fundjavës për shkak të efektit të një statike “stresuese” barike që ka përfshirë Mesdheun.

Stuhia e dhunshme përfshiu rrafshin lindor dhe lagunën e Venedikut rreth orës 21:30.

Stuhia e breshërit në zonën e Trevisos ka sjellë një breshër të pazakontë, madhësia e të cilit arrinte në 5cm diametër duke sjellë dhe dëmtime të mëdha materiale.

Nuk kishte ndodhur më parë që në kryeqytetin venezian kokrra e breshrit të ishte me madhësinë e një arre.

Në videon nga stuhia tregohet momenti i “shpërthimit” që është karakterizuar nga erërat e forta dhe shiu i fuqishëm.

Burimi: InMeteo

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota itali stuhi breshri itali stuhi breshri

Sondazh

Poll