Bota

Valë protestash në Angli/ Amerikanët kundërshtojnë abortin, britanikët e mbështesin

9 Korrik 2019, 10:40 Nga DOSJA

LONDËR – Çdo të shtunë në mëngjes, Monika Neall e cila është një aktiviste që mbron gratë që zgjedhin të abortojnë, vesh një jelek rozë dhe bashkohet me një grup të vogël të grave nga organizata vullnetare “Sister Supporter”.

Ato qëndrojnë jashtë klinikës së “Marie Stopes” që ndodhet në qytetin verior të Anglisë për të kundërshtuar protestat kundër abortit që mbahen çdo javë.

Këtë fundjavë, ndryshe nga herët e tjera Neall tha se  protestuesit kundër abortit i kishin bllokuar rrugën një gruaje që po dilte nga klinika dhe nuk e linin atë të futej në makiën e saj.

“Grupi jonë do të jetë një zonë mbrojtëse para derës së klinikës për të mbrojtur të gjitha gratë nga protestuesit. Kështu që nëse gratë kanë nevojë për mbështetje, ne do të jemi atje për t’i ndihmuar”- tha Neall.

“Gjatë 14 viteve të fundit, tubimet kundër abortit jashtë kësaj  qendre në veçanti, kanë përshkallëzuar rastet në këtë klinikë,”-shprehet  për CCN Franki Appleton, këshilltarja e avokatisë dhe e çështjeve publike për Marie Stopes UK.

Appleton tha se protestat mund të përfshijnë të ashtuquajturat “këshillat në trotuarë”, kur demonstruesit ndërpresin njerëzit që përpiqen të hyjnë në klinikë.

Michael Freeley, një përfaqësuese lokal nga grupi ndërkombëtar kundër abortit, ka thënë për CNN se fokusi kryesor i grupit në protestat që zhvillojnë në Mançester ishte:-“Lutja në heshtje jashtë klinikës për nënat, fëmijët dhe stafin”.

“Ndonjëherë, disa vullnetarë mund t’i afrohen dikujt që shkon në klinikë për t’i dhënë një fletëpalosje me disa informacione që i drejton ato se ku mund të marrin ndihmë për adoptimin ose thjesht ndihmën me shtatzëninë”- shtoi ajo.

Freeley këmbënguli se anëtarët e grupit të saj nuk i kishin ngacmuar gratë jashtë klinikave ku bënin abortet.

Marrë dhe përshatur nga CNN

A.C.Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abort angli protesta abort angli protesta

Sondazh

Poll