Bota

Doktori ‘skizofren’ kryen ritualin e frikshëm ndaj gruas, britanikja drejt vdekjes (FOTO)

9 Korrik 2019, 10:33 Nga DOSJA
Doktori ‘skizofren’ kryen ritualin e frikshëm ndaj gruas,

MBRETËRI E BASHKUAR– Kelly Wilson, gruaja 31 vjeçare nga Britania po lufton me jetën, pasi i dashuri i saj tentoi të kryente një ‘ritual’ ekzorcist me të, duke i injektuar drogëra të forta.

Kelly u pranua në njësi të kujdesit intensive në spital, pasi i ishin injektuar drogëra të paspecifikuara gjatë një ‘rituali’.

Dr. Hossam Metëally, një specialist për anestezi dhe dhimbje, akuzohet për ndërmarrjen e ritualit në shtëpinë e tij.

Gjykata e Magjistraturës në Grimsby u tha se substancat kishin një efekt ‘afër vdekjes’. Ajo vuan nga dëmtimi i rëdë i organeve dhe gjykata ka lajmëruar se gjendja e saj mbetet kritike.

Stafi spitalor lajmëroi Policinë Humberside të nesërmen dhe oficerët inspektuan shtëpinë e doktorit. Metëally u arrestua dhe policia kreu një ekzaminim të detajuar mjeko-ligjor gjatë disa ditëve.

Burimi: DailyMail

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota britani doktori injekton drogë të pakontrolluar ekzorcizëm britani doktori injekton drogë të pakontrolluar ekzorcizëm

Sondazh

Poll