Bota

Kryebashkiakun ukrainas dhe zëvëndësin e tij janë rrëmbyer nga forcat ruse

16 Mars 2022, 13:03 Nga DOSJA
Kryebashkiakun ukrainas dhe zëvëndësin e tij janë

UKRAINË- Kryetari i bashkisë së Skadovsk një qytet port në rajonin Kherson të Ukrainës është rrëmbyer, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës.

Sipas Sky news, Oleksandr Yakovlyev dhe zëvendësi i tij Yurii Palyukh dyshohet se u rrëmbyen sot. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët ukrainas raportohet se rrëmbehen që nga fillimi i luftës.

“Pushtuesit rusë vazhdojnë të rrëmbejnë udhëheqësit lokalë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Ukrainë. Kryetari i bashkisë së Skadovsk Oleksandr Yakovlyev dhe zëvendësi i tij Yurii Palyukh janë rrëmbyer sot. Shtetet dhe organizatat ndërkombëtare duhet të kërkojnë që Rusia të lirojë menjëherë të gjithë zyrtarët ukrainas të rrëmbyer!”- shkruajti Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba në Twitter.

 

Russian invaders continue to abduct democratically elected local leaders in Ukraine. Mayor of Skadovsk Oleksandr Yakovlyev and his deputy Yurii Palyukh abducted today. States & international organizations must demand Russia to immediately release all abducted Ukrainian officials! pic.twitter.com/bmaAuurx9h

— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 16, 2022

Kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Dniprorudne, Yevheniy Matvieyev dhe kryetari i bashkisë së Melitopol, Ivan Fedorov, thuhet gjithashtu se janë rrëmbyer. Rusia ka pohuar se ka nën kontroll të gjithë rajonin Kherson tani, pasi mori qytetin afër fillimit të pushtimit.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(j.c)/dosja.al 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oleksandr yakovlyev lufta ukraine-rusi oleksandr yakovlyev

Sondazh

Poll