Bota

Donika Gërvalla me ‘dorë të hekurt’, shkarkon 11 punonjës në bashki

16 Mars 2022, 13:02 Nga DOSJA
Donika Gërvalla me ‘dorë të hekurt’, shkarkon 11

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ndërprerë marrëdhëniet e punës së 11 punonjësve të kësaj ministrie, duke thënë se këtë vendim e mori me qëllimin që të anulojë vendimet e jashtëligjshme të marra në të kaluarën. Gazeta Express shkruan se, ka mësuar disa prej emrave të zyrtarëve që janë shkarkuar nga ministrja Donika Gërvalla e që ishin punësuar nga paraardhësit e saj.

Mes emrave të shkarkuar janë Shota Bukoshi, vajza e Bujar Bukoshit, e cila ka mbajtur pozitën e këshilltares së ambasadës së Kosovës në Berlin. Sipas burimeve janë shkarkuar edhe Blerim Canaj, që mbante pozitën e konsullit në ambasadën e Kosovës në Gjermani dhe Bahrije Hoti e cila ka qenë shefe e konsullatës së Republikës së Kosovës në Bern.

Të shkarkuar janë edhe Adnan Dragaj dhe Enver Buçaj të cilët kishin marrë pozita në kohën kur MPJ-në e drejtonte Enver Hoxhaj. Po ashtu, është shkarkuar edhe Adnan Jakupi, vëllai i këngëtares Leonora Jakupit, i cili kishte pozitën e këshilltarit në MPJ.

Personat e liruar sot nga detyra janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe as procedurave dhe rregullave të pranimit sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i zbatueshëm në kohën kur këta persona janë emëruar në shërbimin e jashtëm. Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare”, ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme.

Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se është duke shqyrtuar edhe masat që duhet të ndërmerren ndaj zyrtarëve përgjegjës për punësimin e paligjshëm të personave të mësipërm.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni adnan dragaj adnan jakupi bahrije hoti blerim canaj donika gërvalla enver buçaj enver hoxhaj shota bukoshi adnan dragaj adnan jakupi bahrije hoti blerim canaj donika gërvalla enver buçaj enver hoxhaj shota bukoshi

Sondazh

Poll