Bota

Peskov: Pavarësisht sanksioneve, Putin është ende i hapur për të folur me Biden

16 Mars 2022, 12:58 Nga DOSJA
Peskov: Pavarësisht sanksioneve, Putin është ende i hapur

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka folur me homologun e tij amerikan Joe Biden që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por kontaktet mes dy liderëve mund të rifillojnë nëse është e nevojshme. CNN shkruan se sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, vendosja e sanksioneve nuk do të thotë ndërprerje të bisedimeve.

“Nëse është e nevojshme, kontaktet [midis Bidenit dhe Putinit] mund të rifillojnë. Vendosja e sanksioneve ndaj [zyrtarëve të lartë amerikanë] nuk do të thotë ndërprerje e kontakteve,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Të martën, Rusia sanksionoi zyrtarët e lartë amerikanë, duke përfshirë Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, në përgjigje të sanksioneve nga SHBA.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry peskov joe biden lufta ukraine-rusi vladimir putin dmitry peskov joe biden lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll