Bota

Mbeti e bllokuar nga sulmet ruse!Vdes 20-vjeçarja ukrainase, telefonata e fundit me të ëmën

16 Mars 2022, 12:43 Nga DOSJA
Mbeti e bllokuar nga sulmet ruse!Vdes 20-vjeçarja ukrainase, telefonata e

UKRAINË- Ndërkohë që bombardimet ruse nuk kanë të ndalur një tjetër viktimë e kësaj lufte ka mbetur edhe Julia. 20 vjeçarja mbeti e bllokuar në apartamentin e saj kur nje raketë ruse goditi godinën. Sipas the Time ajo telefonoi menjëherë nënën e saj Svetlana Povelko, 50 vjeç. Nëna e Julias ka treguar se vajza e saj e telefonoi menjëherë pasi dëgjoi shpërthimin.

“Ne folëm në telefonin e saj të parën, pas shpërthimit. Ajo po qante. Nuk mund ta kuptoja se çfarë po thoshte,”- tha Povelko gjashtë orë më vonë, teksa shikonte mbetjet që digjeshin të ndërtesës e banesës ku jetonte vajza e saj Julia.

Svetlana foli me Julian edhe dy herë të tjera deri kur herën e fundit vajza nuk ju përgjigj më. Kur ajo u përpoq të telefononte përsëri të bijën, linja kishte rënë dhe ajo nuk e dëgjoi më vajzën e saj.

Julia, 20 vjeç, ishte një studente psikologjie në Universitetin e Ukrainës dhe ishte zhvendosur në një apartament me qira. Jo shumë kohë pasi apartamenti i Julias u godit, një tjetër raketë u përplas në një kompleks dhjetëkatësh në Podil, në veriperëndim të qendrës. Pjesa e përparme e godinës shpërtheu në copa, por vetëm një person mbeti i plagosur.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll