Bota

Charles Michel i bën thirrje Putinit: Ndaloni granatimet në Ukrainë

16 Mars 2022, 12:13 Nga DOSJA
Charles Michel i bën thirrje Putinit: Ndaloni granatimet në

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, theksoi nevojën urgjente për të ndaluar luftën vëllavrasëse të Rusisë kundër Ukrainës. EUneighbourseast shkruan se Michel i bëri thirrje Putinit për një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të ushtrisë ruse dhe diskutoi negociatat e vazhdueshme midis Ukrainës dhe Rusisë.

BE është e bashkuar në dënimin e agresionit të Rusisë, duke iu përgjigjur me sanksione të fuqishme dhe duke ofruar mbështetje të mëtejshme për Ukrainën”, shkroi Michel.

Michel theksoi se mbrojtja e jetëve të civilëve është një përparësi absolute.

“Granatimet pa kriter nga forcat ruse të civilëve ukrainas duhet të ndalen. Rusia duhet të mundësojë urgjentisht akses humanitar dhe kalim të sigurt,” shkruan ai.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota charles michel lufta ukraine-rusi vladimir putin charles michel lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll