Politike

Protesta/ Basha e mbyll me himnin: Nga sot jemi qytetarë, i vendosëm kyçin Parlamentit

21 Shkurt 2019, 13:01 Nga DOSJA
Protesta/ Basha e mbyll me himnin: Nga sot jemi qytetarë, i vendosëm

Pas dorëzimit të mandateve në kryesinë e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat nga selia e PD ku njoftoi dhe mbylljen e protestës së sotme. Kreu i PD shtoi sot opozita i vuri kyçin parlamentit, që siç e quajti ai është i krimit.

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD:

Liri demokraci, liri demokraci. Mirësevini në shtëpinë e lirisë, këtu ka vend për të gjithë përveç kriminelëve dhe oligarkëve. Nuk na duhen valet se kemi valet popullore. Oppzota parlamentare sot  dorëzoi mandatet dhe i vuri kuçin parlamentit të krimit. Nga sot jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj. Ne nuk do të ndalemi derisa të largojmë kryehajdutin me qeverinë e tij kriminale.

Le ta shpërndajmë këtë energji hyjnore që mund të burojë vetëm nga shpirti i një rrace fisnike europiane siç jemi ne. Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo e ardhme nuk i takon, Niçeve, Shullazëve dhe Habilajave. Nuk i takon oligarkëve dhe hajdutëve. Nuk i takon njeriut që solli këtë të zezë, Edi Ramës dhe hajdutëve. Në duam t’i japim fund padrejtësisë dhe do t’i japim fund padrejtësisë.

Do ti japim fund siç i dhmë sot, do të kemi një qeveri të popullit, nga populli dhe për popullin. Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe derën e Evropës do ta hapim. E duam Shqipërisë si gjithë Evropa.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 21 shkurt 2019 djedia e mandateve lulzim basha protesta e opozites protesta para parlamentit 21 shkurt 2019 djedia e mandateve lulzim basha protesta e opozites protesta para parlamentit

Sondazh

Poll