Politike

Protesta/ Salianji: Jemi të papaguar por me mandat popullor, do e bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa (VD)

21 Shkurt 2019, 13:02 Nga DOSJA
Protesta/ Salianji: Jemi të papaguar por me mandat popullor, do e

TIRANË- Në përfundim të protestës që u zhvillua sot nga opozita, ka folur para mediave ish-deputeti tashmë i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.  Salianji tha se vërtet sot, deputetët janë të papaguar por kanë një mandat popullor që vlen më shumë. Salianji shtoi se PD do vijojë me tubime në rrethe dhe se do luftojë për t’a bërë Shqipërinë si e gjithë Europa.

Ish-deputetë tanimë. E gjithë situata e krijuar jo me djegie, jo pa djegie, jo me procedurë, jo pa procedurë. Sot në Kryesinë e Kuvendit u dorëzua në mënyrë protokollare siç e kërkon ligji, dorëheqja e gjithë grupit të deputetëve të opozitës për të treguar se ky parlament është ilegjitim, i dalë nga zgjedhje jo të lira dhe të ndershme dhe nga vota ose të presionuara nga krimi ose të blera nga paratë e korrupsuionit.Ne nuk mund të jemi më fasadë e një republike që duhet të ishte parlamentare, por është kthyer republikë e një grupi të vogël njerëzish. Sot si deputetë mund të jemi të papaguar por jemi më shumë se të mandatuar. Deri sot kishim një mandat në parlament, tashmë kemi një mandat popullor masiv për të ndryshuar jo vetëm qeverisjen në këtë vend por të gjithë rregullat e lojës.
Do të jemi me qytetarët dhe do dëgjojmë zërin e tyre. Do vazhdojmë takimet dhe tubimet me qytetarët në rrethe dhe Tiranë. Do të luftojmë deri në rivendosjen e rregullave të lojës, rikthimin e demokracisë dhe bërjen realitet të thirrjes së viteve ’90-’91, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Deputeti demokrat foli pas përfundimit të protestës së opozitës. Opozita e bashkuar zhvilloi sot një protestë paqësore para parlamentit, e më pas tek kryesia e Kuvendit, ku Basha e Kryemadhi dogjën mandatet. (Lexo ketu)

(f.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ervin salianji protesta e opozites 21 shkurt 2019 djegia e mandateve te opozites ervin salianji protesta e opozites 21 shkurt 2019

Sondazh

Poll