Politike

Rama: I kam kërkuar OSHEE që për çdo faturë të sjellë pjesën e paguar nga buxheti i shtetit

15 Mars 2022, 11:55 Nga DOSJA
Rama: I kam kërkuar OSHEE që për çdo faturë të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se i ka dërguar një kërkesë OSHEE-së. Nga takimi me përfaqësues të biznesit, Rama u shpreh se kërkon që për çdo faturë energjie, të vijë edhe pjesa që paguhet nga buxheti i shtetit.


‘Me faktet nuk luftohet. Ne do vazhdojmë ta mbajmë mburojën. I kam kërkuar OSHEE që për çdo faturë energjie të sjellë edhe pjesën e pagesës së buxhetit të shtetit. Nuk e di a do e zgjidhin. Por ne do e bëjmë transparente këtë pjesë. Do doja që faturat të ishin në këtë formë.Me faturën reale ti i çon edhe heqjen nga puna të një punonjësi. Ne energjinë e marrim nga burimet tona ujore. Kur ato janë të mangëta, duhet të dalim në import. Në import jemi të detyruar të blejmë energjinë si të tjerët. Thonë disa se ne kemi pagat më të ulëta. Kur ti shkon dhe blen energji në treg ai që e shet nuk i thotë sa i kanë pagat klientët e tu. Ajo ka një çmim të njëjtë për të gjithë”-u shpreh Rama.

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama me biznesin e vogel edi rama rama me biznesin e vogel

Sondazh

Poll