Politike

PD kërkon mocion me debat me Ramën për rritjen e çmimeve: Masat e marra, të pamjaftueshme

15 Mars 2022, 14:46 Nga DOSJA
PD kërkon mocion me debat me Ramën për rritjen e çmimeve:

TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat në Kuvend me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve në vendin tonë. Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka depozituar në Kuvend letrën për kryetaren Lindita Nikolla, ku kërkohet që mocioni të mbahet seancën e ardhshme, të enjten e 17 marsit. Sipas Alibeajt, vendi ndodhet në një moment të vështirë, ndaj duhet diskutuart gjendja për të marrë masa në ndihmë të qytetarëve. 

“Masat e marra deri më tani nga qeveria shqiptare duken krejt të pamjaftueshme për një situatë që çdo ditë e më shumë vështirësore dhe ashpërsohet për mijëra familje që jetojnë në kufijtë e mbijetesës. Është detyra jonë si deputetë që të shqyrtojmë me urgjencë këtë çështje dhe të kërkojmë nga qeveria mbarrjen e masave të menjëherëshme. Kërkojmë mocion për zhvillimin e debatit parlamentar në seancën e ditës së enjte, datë 17 mars 2022,”-shkruhet në kërkesën zyrtare.

Ndërkohë që kërkesë për interpelancë më Ramën, po sot, kanë depozituar edhe deputetët demokratë që kanë dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe kërkesa e tyre është për këtë të enjte, megjithatë mbetet për t’u parë nëse do të futet në rendin e ditës. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama enkelejd alibeaj kriza ekonomike prej luftes edi rama enkelejd alibeaj kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll