Bota

Serbia do të dënojë mercenarët që shkojnë në Ukrainë, Vuçiç: Nuk përfshihemi

12 Mars 2022, 13:33 Nga DOSJA
Serbia do të dënojë mercenarët që shkojnë në

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se Serbia nuk ka asnjë lidhje me konfliktin në Ukrainë dhe se çdo mercenar që do të përfshihet në luftë do të dënohet sipas ligjeve ushtarake të vendit.

Këto deklarata Vuçiç i dha pas takimit me ministren e jashtme gjermane, Analenna Bearbok, ku theksoi se nuk kishte pasur asnjë kontakt me zyrtarët rusë që nga fillimi i konfliktit. Vuçiç përmendi se sipas ligjit serb, pjesëmarrja në luftëra është e dënueshme.

Ne do të ndëshkojmë shumë ashpër dhe në përputhje me ligjet e Serbisë, çdo pjesëmarrje në luftë.’‘-tha Vuçiç.

Vuçiç tha se Serbia do të respektojë të drejtën publike ndërkombëtare dhe ai vuri në dukje se disa nuk e kishin respektuar atë më parë.

Dua të them se Serbia nuk bëri asgjë për të dëmtuar Ukrainën. Serbia nuk po shkakton konflikte, nuk kërcënon askënd dhe do të vazhdojë të sillet me përgjegjësi. Është mirë nëse dikush e ka më të lehtë të fajësojë Serbinë për gjithçka, por kjo nuk ka kuptim dhe nuk është e drejtë. Ne kemi një qëndrim shumë të qartë dhe do të vazhdojmë të respektojmë të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksander vucic analenna bearbok lufta ukraine-rusi aleksander vucic analenna bearbok lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll