Politike

VD-Prisni luftën që të na integroni?Borrell: Thjeshtim!Pushtimi rigjallëroi zgjerimin, por…

15 Mars 2022, 11:21 Nga DOSJA
VD-Prisni luftën që të na integroni?Borrell: Thjeshtim!Pushtimi

TIRANË– Pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk është tregues që në një vend duhet të trokasë lufta në dyert e një vendi që të integrohet në BE. Në një konferencë me kryeministrin Edi Rama, Borrell tha se procesi i zgjerimit ka rregullat e veta. Ai pranoi se për Ukrainën, Rusia ka ndikuar sepse në raste luftërash situata ndryshon, por kjo nuk ka lidhje me vendet e tjera.


“Të thuash thjesht që një vend duhet të pushtohet që të bëhet kandidat, është një thjesht i një situate. Në Ukrainë ne kemi marrëveshjen më të plotë të stabilizim-asociimit, ne kemi investuar shumë para aty që kur e mori Rusia Krimenë. Nuk është vetëm një çështje dyplaëshe, ka të bëjë me rendin ndërkombëtar, i paralajmëruar që në rast se ju pushtoni do ndesheni me sanksione. Por nuk ka të bëjë kjo me procesin e zgjerimit me vende të tjera. Por ka të bëjë me të tjera gjëra. Është rritur ndërgjegjësimi pasi ishte ngadalësuar vitet e fundit. Këto janë pasoja që vijnë kur krijohet një situatë e tillë, sigurisht që do të kërkojë procedurën e vet. Ka vende që përmbushin kushtet, kalojnë shumë vite dhe në kohën e duhur, këto aktivitete funksionojnë si katalizatorë. Mbajta çdo gjë shënim, ne e mbështetëm Shqipërinë,”- tha Borrell.

 LAJM KRYESOR: Rama: BE të na integrojë e ndihmojë! Borrell pa datë: Çmimet s’rriten nga sanksionet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama josep borell ne tirane josep borrell josep borrell ne shqiperi edi rama josep borell ne tirane josep borrell josep borrell ne shqiperi

Sondazh

Poll