Politike

Borell në Tiranë, Xhaçka: Ballkani Perëndimor nuk duhet të lihet jashtë fokusit të BE

15 Mars 2022, 14:00 Nga DOSJA
Borell në Tiranë, Xhaçka: Ballkani Perëndimor nuk duhet

TIRANË– Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot Perfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe Zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell. Kriza e shkaktuar nga sulmi ushtarak i paligjshëm dhe i pajustifikuar rus mbi Ukrainës dhe përballja e pasojave të saj të gjithanshme, përfshirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ishte në qendër të bisedës.

Të dy bashkebiseduesit theksuan se forcimi i unitetit dhe veprimi vendimtar mbi ndalimin e mjeteve që ushqejnë luftën janë të një rëndësie parësore. Përfaqësuesi i Lartë vlerësoi lart aksionin diplomatik të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, linjëzimin e plotë me qëndrimet e BE-së dhe masat kufizuese në praktikë dhe gadishmërinë për të pritur qytetarët e zhvendosur nga Ukraina për shkak të agresionit.

Xhaçka u shpreh, se në përballje me këtë krizë të madhe të sigurisë evropiane, Ballkani Perëndimor nuk duhet të lihet jashtë fokusit të Bashkimit Evropian. Procesi i integrimit evropian të vendeve të rajonit të rajonit duhet të përshpejtohet, fillimisht me mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se angazhimi i BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të demonstrohet me rrugë e mënyra, të cilat do ta bëjnë rajonin pjesë të zgjidhjeve të qëndrueshme, përfshirë në momente krizash.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike josep borell ne tirane josep borell ne tirane

Sondazh

Poll