Bota

Malta i ndalon hyrjen anijes gjermane me 65 migrantë

8 Korrik 2019, 10:26 Nga DOSJA
Malta i ndalon hyrjen anijes gjermane me 65 migrantë

Pas Italisë është Malta që ndalon kalimin e një anije gjermane shpëtimi të hyjë në ujrat territoriale të saj.

Një anije gjermane e shpëtimit me 65 migrantë është ndaluar për të hyrë në ujrat territoriale të Maltës, thanë autoritetet.

Anija gjermane Alan Kurdi është e fundit që mbart migrantë që kanë hasur pengesa që të ankorojnë në portin e Italisë javët e fundit. Anija gjermane, e emëruar për nder të refugjatit trevjeçar sirian, Alan Kurdi, që u mbyt në Detin Mesdhe më 2015, pasi iu ndalua hyrja në Itali, vendosi të lundronte drejt Maltës.

Forcat e armatosura malteze dhe qeveria thanë se do të ndërmarrin veprimet e duhura nëse kjo anije shkel ujërat e Maltës.

Burimi: France 24

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alan kurdi anija me emigrantë malt alan kurdi anija me emigrantë malt

Sondazh

Poll