Aktualitet

Ervin Salianji: Për bashkimin e PD-së, jam gati ta lë mandatin e deputetit

15 Mars 2022, 05:57 Nga DOSJA
Ervin Salianji: Për bashkimin e PD-së, jam gati ta lë mandatin e

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka deklaruar se është i gatshëm të lërë mandatin e deputetit, nëse kjo do t’i vlente bashkimit dhe suksesit të partisë. I ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Opinion’, Salianji tha se ka ka mbajtur qëndrime të forta pro Bashës pasi ka menduar për suksesin e PD-së.

“Nëse vlen për bashkim, jam gati ta lë mandatin. Unë kam mbajtur qëndrime të forta pro Bashës. Nëse kam pasur një interes ishte që Basha të kishte sukses në PD sepse kemi investuar të gjithë, por nuk ja dolëm dot. Do ta shohim këtë situatë kështu apo do të shohim kush do të jetë deputet”, – tha Salianji.

Salianji është një nga mbështetësit e Bashës që ditët e fundit i ka kërkuar dorëheqjen kryetarit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ervin salianji ervin salianji

Sondazh

Poll