Bota

BE miraton paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë

15 Mars 2022, 08:38 Nga DOSJA
BE miraton paketën e katërt të sanksioneve kundër

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka rënë dakord zyrtarisht këtë mëngjes për një paketë të katërt sanksionesh, duke përfshirë një ngrirje të aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për Roman Abramovich. Detajet e plota pritet të publikohen në Gazetën e Bashkimit Evropian gjatë ditës së sotme.

Sanksionet përfshijnë:

Një ndalim të importit nga BE për një sërë produktesh çeliku.

Ndalimin e investimeve të reja në sektorin energjetik rus, me përjashtime të kufizuara për energjinë bërthamore civile dhe transportin e produkteve të caktuara energjetike në BE.

Një ndalim të eksportit të BE-së për mallrat luksoze (p.sh. makina luksoze, bizhuteri) mbi 300 €.

Ndalimin e vlerësimit të Rusisë dhe kompanive ruse nga agjencitë e vlerësimit të kredisë së BE-së dhe ofrimi i shërbimeve të vlerësimit për klientët rusë, gjë që do të rezultonte në humbjen e aksesit të mëtejshëm në tregjet financiare të BE-së.

Ndalimi pason diskutimet midis liderëve të BE-së në Versajë të enjten dhe të premten.

Josep Borrell, shefi i çështjeve të jashtme të BE-së, tha: “Ndërsa lufta e Presidentit Putin kundër popullit ukrainas vazhdon, po ashtu vazhdon vendosmëria jonë për të mbështetur Ukrainën dhe për të gjymtuar financimin e makinerisë së luftës së Kremlinit. Kjo paketë e katërt sanksionesh është një tjetër goditje e madhe për bazën ekonomike dhe logjistike mbi të cilën mbështetet Rusia për të kryer pushtimin e Ukrainës. Qëllimi i sanksioneve është që Presidenti Putin të ndalojë këtë luftë çnjerëzore dhe të pakuptimtë.”

Lajmi kryesor: Lufta! Shpërthime në Kiev, shpresë për paqe në bisedimet, rikthehet energjia në Çernobil

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota roman abramovich sanksionet e be roman abramovich sanksionet e be

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2022, 08:07

Japonia ngrin asetet e 17 oligarkëve rusë

JAPONI– Japonia ka vendosur të ngrijë asetet e 17 oligarkëve rusë. CNN  shkruan se lajmi është bërë me dije nga Ministria e Financave të vendit. Bëhet fja...