Bota

Dënoi pushtimin rus në Ukrainë, arrestohet gazetarja

15 Mars 2022, 08:14 Nga DOSJA
Dënoi pushtimin rus në Ukrainë, arrestohet gazetarja

RUSI– Një gazetare e cila kundërshtoi pushtimin rus në Ukrainë në transmetimin e drejtpërdrejtë në stacionin televizin shtetëror Channel One është vënë në pranga. Bëhet fjalë për Maria Ovsyannikova, një redaktore lajmesh që doli pas spikeres Ekaterina Andreeva me një tabelë që shkruante “NO ËAR” (Jo luftës).

Ovsyannikova përmes një postimi të mëparshëm në rrjetet sociale është shprehur se babai i saj është ukrainas dhe se i vjen keq që kontribuoi në mesazhet pro luftës të transmetuara në Channel One.

“Fatkeqësisht, kam kaluar shumë nga vitet e fundit duke punuar për Channel One, duke bërë propagandën e Kremlinit dhe jam thellësisht e turpëruar nga kjo,”- tha ajo, por më pas u vu në pranga.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj më datë 4 mars që vë para drejtësisë çdo gazetar që dënon pushtimin rus në Ukrainë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota maria ovsyannikova vladimir putin maria ovsyannikova vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2022, 08:07

Japonia ngrin asetet e 17 oligarkëve rusë

JAPONI– Japonia ka vendosur të ngrijë asetet e 17 oligarkëve rusë. CNN  shkruan se lajmi është bërë me dije nga Ministria e Financave të vendit. Bëhet fja...

Bota 15 Mars 2022, 07:20

SIPRI: Bota çarmatoset, Europa armatoset

Shifrat e eksporteve mbarë botërore të bizneseve me armë në sfondin e një luftë të re në Europë kanë një rëndësi të veçantë. Statistika e Insitutit për S...