Bota

PREKËSE/ Zelenskyy i shkruan letër familjes së gazetarit të vrarë: Mbajmë zi me ju

15 Mars 2022, 07:34 Nga DOSJA
PREKËSE/ Zelenskyy i shkruan letër familjes së gazetarit të

UKRAINË– Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka shkruar një letër për familjen e gazetarit amerikan Brent Renaud, i cili u vra ndërsa teksa filmonte për një reportazh në Kiev gjatë fundjavës. Në letër, Zelenskyy e konsideron gazetarin mjaft të guximshëm që ndodhej në Kiev për të filmuar një tragjedi njerëzore, por fatkeqësisht humbi edhe vEtë jetën.

“Një gazetar i talentuar dhe i guximshëm, Brent humbi jetën duke dokumentuar tragjedi njerëzore, shkatërrim dhe vuajtje të miliona ukrainasve. Me gjithë guximin dhe vendosmërinë e tij, ai udhëtoi në zonat më të rrezikshme të luftës për të filmuar pamëshirësinë dhe të keqen e paprecedentë, të shkaktuar edhe mbi kombin tonë nga shteti agresor. Populli i Ukrainës, i cili po lufton kundër regjimit rus për të mbrojtur atdheun e tij dhe demokracinë në botë, është duke mbajtur zi me ju,”- shkruhet në letër.

Renaud, 51 vjeç, ish-reporter i New York Times, u qëllua për vdekje në qafë kur trupat ruse hapën zjarr mbi makinën me të cilën ai po udhëtonte pranë urës Romanivsky në Irpin. Dy gazetarë të tjerë që ndodheshin me të u plagosën në sulm dhe u shtruan në spital. Një nga gazetarët e tjerë të plagosur ishte fotografi amerikan Juan Arredondo.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota brent renaud lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy brent renaud lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2022, 07:20

SIPRI: Bota çarmatoset, Europa armatoset

Shifrat e eksporteve mbarë botërore të bizneseve me armë në sfondin e një luftë të re në Europë kanë një rëndësi të veçantë. Statistika e Insitutit për S...