Bota

Takohen me Zelenskyy! Tre kryeministra europianë do shkojnë sot në Kiev

15 Mars 2022, 08:28 Nga DOSJA
Takohen me Zelenskyy! Tre kryeministra europianë do shkojnë sot

UKRAINË– Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki, kryeministri çek Petr Fiala dhe kryeministri slloveni Janez Janša do të udhëtojnë ditën e sotme drejt Kievit për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri çek përmes një postimi në rrjete sociale.

“Vizita është organizuar në konsultim me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen”, thuhet në deklaratë.

”Qëllimi i vizitës është të konfirmojë mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian në tërësi për sovranitetin kombëtar dhe pavarësinë e Ukrainës. Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit” shkruan kryeministri çek në postimin e tij.

LAJMI KRYESOR: Lufta! Shpërthime në Kiev, shpresë për paqe në bisedimet, rikthehet energjia në Çernobil

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kiev lufta ukraine-rusi kiev lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2022, 08:07

Japonia ngrin asetet e 17 oligarkëve rusë

JAPONI– Japonia ka vendosur të ngrijë asetet e 17 oligarkëve rusë. CNN  shkruan se lajmi është bërë me dije nga Ministria e Financave të vendit. Bëhet fja...