Bota

Iu bashkua luftës në Ukrainë, snajperisti kërcënon Putin: S’do hezitoj të shtyp këmbëzën

15 Mars 2022, 07:24 Nga DOSJA
Iu bashkua luftës në Ukrainë, snajperisti kërcënon

UKRAINË– Një snajperist mjaft i rrezikshëm nga Kanadaja ka paralajmëruar Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin se një ditë do ta shtypë këmbëzën pa hezitim. I njohur me nofkën Ëali, snajperisti ka lënë pas gruan e djalin për të mbrojtur Ukrainën në luftë. Në një prononcim për Daily Mail, ai është shprehur se nuk do të nguronte të shtypte këmbëzën e armës në rast se do t’i dilte para Vladimir Putin.

“Nuk më pëlqen ideja e të vrarit që të qëllosh dikë. Por kur të vijë koha për të shtypur këmbëzën, nuk do të hezitoj. Nëse Putini do vërtet Kievin, ai do të duhet të paguajë një çmim të madh. Askush nuk i do rusët këtu dhe të gjithë do të rezistojnë. Dëmi që ne mund tu bëjmë atyre do të jetë i çmendur. Ata do të humbasin shumë jetë,”- ka thënë ai.

LAJM KRYESOR:Lufta! Shpërthime në Kiev, shpresë për paqe në bisedimet, rikthehet energjia në Çernobil

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2022, 07:20

SIPRI: Bota çarmatoset, Europa armatoset

Shifrat e eksporteve mbarë botërore të bizneseve me armë në sfondin e një luftë të re në Europë kanë një rëndësi të veçantë. Statistika e Insitutit për S...