Aktualitet

E përzunë nga protesta se lavdëroi Ramën/ E reja justifikohet: Keqkuptuan fjalimin tim

14 Mars 2022, 19:18 Nga DOSJA
E përzunë nga protesta se lavdëroi Ramën/ E reja

TIRANË- Sot ishte dita e gjashtë e protestës për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të konsumit në vendin tonë. Mijëra qytetarë u mblodhën para Kryeministrisë për të protestuar për të drejtat e tyre, por njëra prej tyre, doli pro kryeministrit Edi Rama. Menjëherë ajo u zbrit nga podiumi, ndërsa më pas zgjodhi të kërkonte falje publike.

Për JOQ, ajo tha se fjalimi i saj është keqkuptuar nga qytetarët.

“I kërkoj falje publike të gjithë publikut, të gjithë protestuesve që ishin këtu. Keqkuptuan fjalimin tim e nuk më lanë që të shprehesha. Ishte “ne nuk të kërkojmë të ikësh” sepse po të iki ai tani do bëhet një kaos i vërtëtë. Ishte fjalia “je i pandalshëm”, por doja të thosha që “ne jemi akoma më të pandalshëm se ju”. Kjo është pjesa tjetër e fjalimit që nuk më lanë të lexoja. Atëherë je i pandalshëm dhe i paprekshëm, ashtu siç jam dhe unë dhe shumë nga ne. Situatën mund ta shikosh në syrin e një artisti që je. Populli kërkon paqe dhe mirëqenie dhe nuk ka pse të ndalohet asnjëherë. Askush nuk po proteston për luftën që është në Ukrainë, por une e di se sa shumë kapacitet kemi ne si shtet dhe nëse e keqja do mundohej që të na kaplonte ne do ja dilnim përsëri. Jemi kundra luftës mes shteteve e jo më brenda popullit që të ulim njëri-tjetrin. Ti i di shumë shumë mirë dhimbjen e të gjithëve ne. Nuk po jetojmë në një shtet të pasur që kemi mundësinë të bëjmë gjithçka, po jetojmë në një shtet shumë të varfër që kemi mundësinë të bëjmë asgjë, por prapë ja dalim.”-tha e reja për JOQ Albania.

SHIKO EDHE KËTË: 

“Je i pandalshëm, e rrite Shqipërinë, mos ik!”/Studentja lavde për Ramën, protestuesit: Ik!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll