Bota

Lufta në Ukrainë! Plagoset nga ushtria ruse reporteri i Fox News

15 Mars 2022, 07:13 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë! Plagoset nga ushtria ruse reporteri i Fox News

UKRAINË– Benjamin Hall është gazetari i Fox News i cili ka mbetur i plagosur në Ukrainë. Lajmi u nda nga shefja ekzekutive e cila bëri të ditur se Ben ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital, duke marrë ndihmën e duhur mjekësore.

“Ne kemi një nivel minimal detajesh tani, por Ben është shtruar në spital dhe ekipet tona në terren po punojnë për të mbledhur informacion shtesë pasi situata shpaloset shpejt,” tha shefja ekzekutive e Fox News Suzanne Scott në një memo drejtuar punonjësve.

Scott tha se Fox do të sigurojë përditësime të mëtejshme, raporton CNN.

“Ju lutemi mbani Benin dhe familjen e tij në lutjet tuaja,” shkroi Scott.

Hall e filloi karrierën e tij si korrespondent lufte, duke raportuar nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe duke paraqitur raporte për disa organizata lajmesh, duke përfshirë The New York Times, Sunday Times, Agence France-Presse dhe BBC. Në vitin 2015, Hall iu bashkua Fox. Në rolin e tij për rrjetin, ai ka paraqitur raporte gjatë viteve nga zonat e rrezikshme të konfliktit, duke përfshirë Sirinë, Irakun dhe Afganistanin.

Hall aktualisht shërben si korrespondente e Departamentit të Shtetit të Fox-it. Ai është gjithashtu autor i “Brenda ISIS: Ngritja brutale e një ushtrie terroriste”.

LAJMI KRYESOR: Lufta! Shpërthime në Kiev, shpresë për paqe në bisedimet, rikthehet energjia në Çernobil

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota benjamin hall plagoset gazetari ne ukraine ukraine benjamin hall plagoset gazetari ne ukraine ukraine

Sondazh

Poll