Bota

Aleati i ngushtë i Putin: Jo gjithçka po shkon aq shpjet sa donim ne

14 Mars 2022, 13:50 Nga DOSJA
Aleati i ngushtë i Putin: Jo gjithçka po shkon aq shpjet sa donim ne

RUSI– Shefi i Gardës Kombëtare, Viktor Zolotov fajësoi përparimin më të ngadaltë se sa pritej për atë që ai tha se forcat e ekstremit të djathtë ukrainas fshiheshin pas civilëve, një akuzë e bërë vazhdimisht nga zyrtarët rusë.

‘Do të doja të them se po, jo gjithçka po shkon aq shpejt sa do të donim. Por ne po shkojmë drejt qëllimit tonë hap pas hapi dhe fitorja do të jetë për ne, dhe kjo ikonë do të mbrojë ushtrinë ruse dhe do të përshpejtojë fitoren tonë.”-tha Zolotov duke folur në një shërbesë kishtare të udhëhequr nga Patriarku Ortodoks Kirill të dielën.

Zolotov është një zyrtar i fuqishëm i sigurisë, i cili dikur ishte përgjegjës për sigurinë personale të Putinit dhe që tani drejton Gardën Kombëtare.

Komentet e tij sinjalizuan njohjen më të fortë publike nga Moska se përparimet e Rusisë nuk kanë shkuar sipas planit. Ata gjithashtu dukej se ishin në kundërshtim me një vlerësim të premten, nga ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili i tha Putinit se “çdo gjë po shkon sipas planit”.

LAJMI KRYESOR: Dita 19/ Kievi zgjohet me bombardime, 2 viktima, bisedimet vijojnë, Zelenskyy flet për PACE

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi viktor zolotov lufta ukraine-rusi viktor zolotov

Sondazh

Poll