Bota

Përditësimet! Lufta 20 ditore në Ukrainë, ç’ndodhi në 24 orët e fundit?

15 Mars 2022, 06:55 Nga DOSJA

UKRAINË– Sot është dita e njëzetë e luftimeve në Ukrainë që nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” dhe rusët nisën sulmet në të gjithë territorin e Ukrainës.

Zhvillimet kryesore të 24 orëve të fundit:

-Granatimet ruse të Kievit vazhdojnë mëngjesin e sotëm, me djegien e një ndërtese banimi pasi u dëgjuan shpërthime në kryeqytet. Zjarri tani është shuar, thotë shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës

-Korridoret e evakuimit janë planifikuar të vendosen ndërmjet orës 09:00 dhe 21:00 me kohën lokale në rajonin verilindor Sumy, thotë administrata shtetërore rajonale.

-Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë sot, sipas presidentit të Ukrainës

-Një këshilltar i qeverisë ukrainase kishte thënë më herët se pret që lufta të përfundojë në fillim të majit

-Karvani prej 160 makinash civile u lejua të largohej nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit, ndërsa njerëzit bëhen gjithnjë e më të dëshpëruar për ushqim dhe furnizime të tjera;

-Ukraina thotë se zmbrapsi një përpjekje të Rusisë për të marrë kontrollin e Mariupolit, i cili aktualisht është i rrethuar;

-SHBA pretendon se Rusia i kishte kërkuar Kinës mbështetje ushtarake, por Rusia dhe Kina e kanë mohuar këtë;

-Furnizimi me energji elektrike u rivendos në Çernobil pasi centrali bërthamor u detyrua të mbështetej te gjeneratorët;

-Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar paralajmëron se Rusia mund të planifikojë të përdorë armë biologjike ose kimike si një sulm “flamur të rremë”;

-Mbi 43,000 aplikime janë bërë në MB për të ndihmuar strehimin e refugjatëve ukrainas.

LAJMI KRYESOR; Lufta! Shpërthime në Kiev, shpresë për paqe në bisedimet, rikthehet energjia në Çernobil

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll