Bota

Frika pas pushtimit rus, Shqipëria “zgjidh qesen”, rriten ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen

14 Mars 2022, 22:44 Nga DOSJA
Frika pas pushtimit rus, Shqipëria “zgjidh qesen”, rriten

TIRANË- Mësymja ruse në Ukrainë, si kurrë më parë që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, tregoi se paqja nuk zgjat pafundësisht dhe Europa nuk është “strehë e sigurt”. Ky shqetësim duket se ka prekur edhe Shqipërinë, një nga 30 shtetet anëtare të aleancës ushtarake, NATO.

Referuar një vendimi të Këshillit të Ministrave të datës 2 mars, shpenzimet për mbrojtjen në tre vitet e ardhme pritet të rriten ndjeshëm. Nga 326 milion dollarë këtë vit, shpenzimet në vitin e ardhshëm parashikohet të rriten në 364 milionë dollarë për të kaur shifrën 441 milionë dollarë në 2025-n.

“Viti 1999 tregoi qartësisht se ushtria shqiptare duhet të kishte rritje të buxhetit të saj, për arsye se gjatë luftës së Kosovës ne patëm shpeshherë inkursione të forcave serbe në territorin tonë, ku pati edhe një minim prej 4 kilometrash të territorit shqiptar. Ne nuk patëm mundësi ta mbronim atë territor. Këto tregojnë se kapacitetet tona mbrojtëse kishin rënë”, shprehet Dritan Goxhaj.

Për njohësin e çështjeve ushtarake, Dritan Goxhaj, këto investimeve të parashikuara duhet të shkojnë në tre drejtime kryesore.

“Në forcat detare, ajrore dhe kundërajrore, pasi në Shqipëri këto ekzistojnë vetëm në letër”, tha Goxhaj.

Aktualisht, Shqipëria shpenzon për mbrojtjen 1,54 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo shifër është ndjeshëm më e ulët se Serbia apo Mali i Zi, ndërsa në raport me NATO është gati 50 për qind më pak.

Marrë nga A2CNN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dritan goxhaj lufta ukraine-rusi nato dritan goxhaj lufta ukraine-rusi nato

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2022, 18:48

Sllovakia dëbon tre anëtarë të Ambasadës ruse

Sllovakia ka njoftuar të hënën, 14 mars, për dëbimin e tre pjesëtarëve të stafit të Ambasadës ruse dhe u ka dhënë afat prej 72 orësh që të largohen nga shteti.“...