Bota

Ukrainë/ Më shumë se 4,000 civilë janë evakuuar të hënën

14 Mars 2022, 22:26 Nga DOSJA
Ukrainë/ Më shumë se 4,000 civilë janë evakuuar të

UKRAINË- Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, ka thënë të hënën që më shumë se 4,000 civilë janë larguar me sukses nga konflikti. Përmes një video-adresimi, Vereshchuk ka thënë se evakuimet janë kryer përmes shtatë korridoreve humanitare. Tri korridore tjera, kanë qenë të paqasshme për operim, ka shtuar ajo.

Vereshchuk ka akuzuar forcat ruse se po shënjestrojnë civilët e evakuuar në rajonin e Kievit. Rusia ka dënuar vazhdimisht pretendimet e Ukrainës se është duke shënjestruar civilët e evakuuar. Të shtunën, Ukraina ka akuzuar forcat ruse se kanë vrarë shtatë civilë në një sulm, teksa ata kanë qenë duke u larguar nga fshati Peremoha afër Kievit.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2022, 18:48

Sllovakia dëbon tre anëtarë të Ambasadës ruse

Sllovakia ka njoftuar të hënën, 14 mars, për dëbimin e tre pjesëtarëve të stafit të Ambasadës ruse dhe u ka dhënë afat prej 72 orësh që të largohen nga shteti.“...