Bota

FMN: Ekonomia ukrainase do të tkurret për 10 për qind

14 Mars 2022, 22:01 Nga DOSJA
FMN: Ekonomia ukrainase do të tkurret për 10 për qind

UKRAINË- Ekonomia ukrainase pritet të tkurret për 10 për qind këtë vit, si rezultat i pushtimit rus, mirëpo situata mund të përkeqësohet shpejt nëse konflikti vazhdon, ka thënë të hënën Fondi Monetar Ndërkombëtar. Raporti, i cili është përgatitur para ndarjes së 1.4 miliard dollarëve si financim urgjent i FMN-së për Ukrainën, paralajmëron se ekonomia e shtetit mund të tkurret për 25 deri në 35 për qind, bazuar në të dhënat e bruto-prodhimit të brendshëm nga Iraku, Libani dhe shtetet tjera në luftë.

Ivanna Vladkova Hollar, shefe e FMN-së për Ukrainën, ka thënë se autoritetet ukrainase janë duke bërë “përpjekje të jashtëzakonshme” për qarkullim të ekonomisë dhe sistemeve financiare gjatë kohës së luftës. Të hënën, 14 mars, Banka Botërore ka njoftuar se do të ndajë 200 milionë dollarë fonde shtesë për të forcuar shërbimet për personat e cenueshëm në Ukrainë – përveç 723 milionë dollarëve që ka ndarë javën e kaluar.

Ky njoftim vjen në kuadër të një pakete të ndihmës në vlerë të 3 miliardë dollarëve që Banka Botërore ka njoftuar se po përgatit për Ukrainën në muajt në vijim. Gati 3 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës tre javë më parë.

Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota fmn ivanna vladkova hollar fmn ivanna vladkova hollar

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2022, 18:48

Sllovakia dëbon tre anëtarë të Ambasadës ruse

Sllovakia ka njoftuar të hënën, 14 mars, për dëbimin e tre pjesëtarëve të stafit të Ambasadës ruse dhe u ka dhënë afat prej 72 orësh që të largohen nga shteti.“...