Bota

Pjesë e sanksioneve, BE konsideron ndalimin e eksportit të makinave luksoze në Rusi

14 Mars 2022, 18:33 Nga DOSJA
Pjesë e sanksioneve, BE konsideron ndalimin e eksportit të makinave

RUSI- BE po shqyrton një ndalim të eksporteve të makinave luksoze me vlerë mbi 50,000 euro (54,760 dollarë) në Rusi. ArabNews shkruan se kjo do të konsiderohet si pjesë e planit të sanksioneve që do të vendosen ndaj Rusisë, duke cituar dy diplomatë të njohur me planin.

Masa e BE-së do të zbatohet për modelet e prodhuesve të shumtë evropianë të makinave si Audi, BMW, Mercedes, Ferrari dhe Porsche. Ndalimi i mundshëm do të përfshijë gjithashtu avionë, varka, motoçikleta dhe ashensorë me vlerë mbi 5,000 euro. Ndalimi vjen si pjesë e një kësti të katërt të sanksioneve që BE-ja po vendos kundër Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë.

LAJMI KRYESOR: Dita 19/ Kievi zgjohet me bombardime, 2 viktima, bisedimet vijojnë, Zelenskyy flet për PACE

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota be lufta ukraine-rusi be lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll