Bota

EULEX shton stafin në njësitë policore në Kosovë

14 Mars 2022, 17:40 Nga DOSJA
EULEX shton stafin në njësitë policore në Kosovë

KOSOVË– Misioni evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, njoftoi të hënën se do të përforcojë njësinë e tij të specializuar policore me një njësi rezervë.

Në një komunikatë dërguar mediave, EULEX tha se kjo njësi, e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë, nga Portugalia, Franca dhe Italia, “do të zbarkojë përkohësisht në Kosovë gjatë javëve në vijim” për të përforcuar, siç tha, “kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it”.

Njësia Policore e Specializuar Rezervë do të mbështesë EULEX-in për përmbushjen e detyrave të tij, përfshirë si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë, nëse është e nevojshme”, thuhet në komunikatë.

Njësia e Specializuar e rregullt e EULEX-it përbëhet prej 105 zyrtarësh policorë nga Polonia, që janë të stacionuar në Mitrovicë. Në Kosovë, reaguese e parë e sigurisë është Policia e Kosovës; EULEX-i është i dyti, ndërsa misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR-i, është i treti.

Javën e kaluar, misioni i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, ka dërguar 500 ushtarë shtesë në këtë vend.

Komandanti i EUFOR-it në Bosnje, Anton Wessely, ka thënë se trupat shtesë janë vendosur si masë paraprake dhe se nuk ka informacione për kërcënime të sigurisë në këtë vend. Trupat e EUFOR-it kanë mbërritur në Bosnje në kohën e luftës në Ukrainë, e cila, sipas Wessleyt, është një çështje shqetësuese për të gjithë Evropën./REL/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni anton wessely eulex anton wessely eulex

Sondazh

Poll