Bota

Papa dërgon kardinalin në Ukrainë për t’u solidarizuar me refugjatët

14 Mars 2022, 17:23 Nga DOSJA
Papa dërgon kardinalin në Ukrainë për t’u solidarizuar

VATIKAN- Kardinali i Vatikanit i ngarkuar për zhvillimin njerëzor do të bëjë një udhëtim të dytë në Ukrainë me kërkesë të Papa Françeskut. Czerny do të mbërrijë në Sllovaki të mërkurën dhe do të shkojë në kufirin ukrainas në ditët në vijim.

Kardinali, Michael Czerny do të vizitojë kufirin ukrainas me Sllovakinë për të treguar afërsinë e Atit të Shenjtë me ata që po vuajnë pasojat e luftës në vazhdim, tha të hënën zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.

Papa Françesku po e ndjek këtë mision me lutje, si ato të ditëve të kaluara, dhe përmes Shkëlqesisë së Tij, dëshiron të jetë pranë atyre që ikin nga luftimet dhe vuajnë nga dhuna e njerëzve të tjerë”, tha ai.

Papa bëri një apel për paqe në Ukrainë gjatë lutjes së tij Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën, duke i quajtur sulmet e Rusisë një “agresion të armatosur të papranueshëm” kundër Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: Dita 19/ Kievi zgjohet me bombardime, 2 viktima, bisedimet vijojnë, Zelenskyy flet për PACE

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi matteo bruni michael czerny lufta ukraine-rusi matteo bruni michael czerny

Sondazh

Poll