Bota

Lufta në Ukrainë, kriza sjell Bidenin në Evropë, Shtëpia e Bardhë konfirmon përgatitjet

14 Mars 2022, 17:46 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, kriza sjell Bidenin në Evropë,

SHBA- Ndërsa ethet diplomatike të bisedimeve për të ulur përshkallëzuar luftën në Ukrainë po arrijnë kulmin, presidenti amerikan, Joe Biden pritet të udhëtojë në Evropë në të ardhmen e afërt.

Sipas Protothema, ndërsa ditët kalojnë dhe bisedimet mes liderëve perëndimorë me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky intensifikohen, por nuk është gjetur asnjë bazë e përbashkët mes të gjitha palëve, presidenti amerikan pritet të marrë masa më drastike.

Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, ka diskutime që presidenti amerikan mund të udhëtojë në Evropë ndërkohë që konflikti është ende i ndezur.

Udhëtimi i Biden do të pasojë vizitat e zyrtarëve të lartë të qeverisë si zëvendëspresidentja, Kamala Harris dhe ministri i Jashtëm, Anthony Blinken në Evropë. Megjithatë, ende asgjë nuk është zyrtarizuar, as nuk është publikuar ndonjë datë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden ne europe kamala harris vladimir putin volodymyr zelensky joe biden ne europe kamala harris vladimir putin volodymyr zelensky

Sondazh

Poll