Aktualitet

Dita e 6/ Qytetarët ‘ultimatum’ Ramës: Plotëso 3 kërkesat deri në fund të javës, ose ik!

14 Mars 2022, 16:10 Nga DOSJA
Dita e 6/ Qytetarët ‘ultimatum’ Ramës: Plotëso 3

TIRANË– Për të gjashtën ditë radhazi qytetarët janë mbledhur sërish në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve, të cilat kryeministri Edi Rama i ka justifikuar me luftën që po zhvillohet mes Rusisë dhe Ukrainës. Fillimisht ata u mblodhën në sheshin ‘Skëndërbej’ dhe më pas si zakonisht marshuan deri tek zyra e Kryeministrisë, ndërkohë që paralelisht tubohej edhe në Shkodër, por jo në qytetet e tjera të vendit.

Një pas tjetrit, protestuesit kanë marrë fjalën në skenën e improvizuar duke bërë thirrje nga kryeministri Edi Rama që të plotësojnë kërkesat e tyre, duke e konsideruar Paketën e Rezistencës Sociales si të padobishme. Protestuesit i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të plotësojë tre kërkesat e tyre, ndryshe grumbullimet e tyre poshtë zyrës së tij nuk do të ndalen, duke listuar edhe njëherë ç’kërkojnë prej tij. Afati i vendosur për plotësimin e këtyre kërkesave do të jetë deri në fund të javës, në të kundërt do të kërkohet dorëheqja.

KËRKESAT:

– Anulim i përhershëm për taksën e qarkullimin
– Pezullim i përkohshëm i akcizës për karburantet deri në përfundim të krizës
– Miratimi i ligjit për minimumin jetik, afati i realizimit në fund të kësaj jave. Mos realizimi i këtyre konverton kërkesat në një dorëheqje nga ana e Ramës dhe hapja e garës brenda PS për kryeministër të ri.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme, turma ka larguar një vajzë që mori fjalën, duke e konsideruar si mbështetëse të kryeministrit Rama. Duke theksuar edhe njëherë se nuk duan mbështete dhe përfshirje të forcave politike në vend. Ndërkohë, nga ana tjetër, teksa qytetarët mblidheshin poshtë zyrës së tij, kreu i qeverisë, Rama reagoi sërish, duke u shprehur se qytetarëve duhet t’ju vijë turp që protestojnë kur luftohet në Ukrainë, madje shkoi deri aty sa i etiketoi si “pro rusë”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Avokati Lapaj: Protestat s’do ndalen! Të shtunën s’largohemi nga sheshi pa u ulur çmimet

“Je i pandalshëm, e rrite Shqipërinë, mos ik!”/Studentja lavde për Ramën, protestuesit: Ik!

“Zoti e di ç’kam hequr”/ Aktivistja e arrestuar i bashkohet tubimit: Ngrihuni dreqi ta hajë

FOTO-LAJM/ ‘Skemi frikë burgun kemi çmimet’, Pankartat e qytetarëve në Tiranë

‘E kuptoni ç’keni bërë apo jo?’/ Protestuesi ‘ngre peshë’ turmën: Latë Ramën pa pushime

Vijon…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll