Politike

Anëtari i degës 8 të PD: Basha doli më lindor se Putin, selia është kthyer si funeral

14 Mars 2022, 10:11 Nga DOSJA
Anëtari i degës 8 të PD: Basha doli më lindor se Putin,

TIRANË– Përfaqësuesit demokratë të njësisë 8 në Tiranë u përballën me dyert e mbyllura të selisë së Partisë Demokratike. Ata u paraqitën ditën e sotme në seli për të zhvilluar një mbledhje mirëpo u larguan pa finalizuar qëllimin e tyre. Indrit Hoxha foli në emër të demokratëve të njësisë 8, duke deklaruar se kërkojnë largimin e Lulzim Bashës dhe dorëzimin e logosë. Për Syri.tv ai u shpreh se selia është kthyer si funeral. 

Indrit Hoxha: Jo të kthehet në një seli funerali. Bashkimi i partisë vjen vetëm përmes votës. Basha është shkarkuar nga Kuvendi me referundum, me zgjedhjet e 6 Marsit u vërtetua se PD doli forcë e tretë, nëse vazhdohet kështu logoja e PD do shuhet. Kjo gjë vjen vetëm nëpërmjet sistemit të votës. Basha bën çdo lloj gjëjë vetëm që të mos dorëhiqet, na doli më lindor se Putini. Ne jemi në një proces riorganizimi. Më vjen keq që kryetarët po mbajnë këtë qëndrim, ato duhet ti thërrasin mendjes dhe të reflektojnë. Vetëm vota është meritokraci.

LAJMI KRYESOR: Do zhvillonin mbledhje! Përfaqësues të “Foltores” gjejnë mbyllur selinë e PD-së, KËRKESAT

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike indrit hoxha perfaqesues te foltores te pd tensione te pd indrit hoxha perfaqesues te foltores te pd tensione te pd

Sondazh

Poll