Bota

Shkon mbi 2,500 numri i të vdekurve nga sulmet ruse në qytetin e Mariupolit

14 Mars 2022, 11:30 Nga DOSJA
Shkon mbi 2,500 numri i të vdekurve nga sulmet ruse në qytetin e

UKRAINË- Oleksiy Arestovych, një këshilltar në zyrën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se bombardimet ruse në qytetin jugor të Mariupolit kanë shkaktuar tani më shumë se 2,500 vdekje.

Ushtria jonë po ia del mbanë atje, dje ata mposhtën një tjetër përpjekje për një përparim të blinduar në Mariupol, morën robër lufte,” tha ai të hënën.

Prej disa ditësh vijojnë sulmet në qytetin e Mariupolit ku numri i viktimave mendohet që të ketë shkuar mbi 2,500.

Por për këtë rusët po fshijnë qytetin. Më shumë se 2500 njerëz janë vrarë, sipas raporteve zyrtare nga autoritetet e qytetit. Dhe kjo është një katastrofë të cilës bota nuk i ka dhënë një vlerësim të duhur,” shtoi Arestovych.

Administrata e qytetit të Mariupolit konfirmoi të dielën se një kolonë e madhe ndihash humanitare e destinuar për qytetin e rrethuar nuk kishte mbërritur dhe ishte ende e bllokuar në Berdyansk, rreth 50 milje në perëndim. Berdyansk mbahet nga forcat ruse. Një banor i Mariupolit ka bërë gjithashtu një pamje të zymtë të situatës në qytet.

LAJMI KRYESOR: Dita 19/ Kievi zgjohet me bombardime, 2 viktima, bisedimet vijojnë, Zelenskyy flet për PACE

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oleksiy arestovych volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi oleksiy arestovych volodymyr zelensky

Sondazh

Poll