Politike

Kapllanaj ngre tonet në mbledhje: Ata kanë frikë të flasin kundër Berishës! (Propozimi)

13 Mars 2022, 17:20 Nga DOSJA
Kapllanaj ngre tonet në mbledhje: Ata kanë frikë të flasin

TIRANË– Kreu i degës së Partisë Demokratike në Fier Agron Kapllanaj ka propozuar ngritjen e një komisioni me 10 anëtarë, pesë nga PD e pesë nga Komisioni për Rithemelimin e PD. I pranishëm në mbledhje, Kapllanaj është shprehur se mund t’i lënë afat 5 ditë Komisionit të Rithemelimit të PD.

“Ne duhet te gjejme nje mekanizem per t’u bashkuar. Propozimet qe ne bejme me ju i diskutojme, por keni pare qe nga Ana tjeter te thote dikush keto qe po ju kerkojme ne ju? Jo nuk ka, se kane frike te flasin kundër Sali Berishes. Vendimi i 9 shtatorit per Sali Berishen nuk mund te ndryshoje Zgjidhja: rruga më e thjeshtë është të hapim garë ne PD. Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratet jo, ndoshta do i demtoje me shume, do cahet me shume. Mund të ngremë një komision me 10 veta, dhe ne bëjmë një veprim për të bashkuar demokratët 5 anëtarë nga pd dhe I lëmë afat foltore të sjellë 5 vetat e vet. Natyrisht pa Berishen dhe Bashen Nese nuk vijnë kjo strukturë të drejtojë pd për një periudhë kohe deri në procesin e ardhshem zgjedhor,”- ka thënë ai.

LAJM KRYESOR: Krerët e degëve i shkojnë në zyrë Bashës, kryedemokrati: Përjashtimi i Berishës s’anulohet

(f.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron kapllanaj basha mbledh kolegjin e kryetareve levizja kunder bashes ne pd agron kapllanaj basha mbledh kolegjin e kryetareve levizja kunder bashes ne pd

Sondazh

Poll