Politike

Thirrjet në PD: Basha të mos ikë, s’është koha për dorëheqje, të bashkohemi në Kuvend

13 Mars 2022, 18:04 Nga DOSJA
Thirrjet në PD: Basha të mos ikë, s’është koha

TIRANË– Thirrjet pro kryedemokratit Lulzim Basha në Partinë Demokratike janë shtuar. Bëhet fjalë për dy degët, Vlorë dhe Librazhd. Sekretari i degës Vlorë, Gjergji Nika dhe Bujar Vreto, kryetar i Librazhdit janë shprehur se nuk është zgjidhje dorëheqja e Bashës. Sipas tyre, duhet kompromis mes palëve, por pa u larguar Basha, në mënyrë që partia të ecë përpara.

Pjesë nga fjala:

Sekretari i degës Vlorë, Gjergji Nika: asgje nuk ndodhi nga 25 prilli ne 6 mars, kishim vetem nje barre te brendshme. Ne jemi ndare ne 3 fraksione, ne, ata te Berishes dhe pjesa e heshtur. Ne duhet te fokusohemi njehere te kjo pjesa e heshtur, pastaj te bashkimi me foltoren. Nuk jam dakrod për doreheqjen tuaj, Partia nuk eshte gati për zgjedhje. Zgjidhja duhet të vinte nga ju në formë kompromisi, por duke mos bërë një hap pas. Nuk mund të kthehemi pas. Kompromis por pa dorëheqjen tuaj.

Bujar Vreto kryetar i Librazhdit : Duhet te bejme nje platforme perbashkuese, duke u distancuar nga hajdutet e periudhes 2005-2013. Mblidhni keshillin kombetar, ndoshta edhe kuvendin ne prill, por nuk e gjykoj te arsyeshme doreheqjen ne kete moment. Ne na duhet zgjidhje jo thellim i krizes.

LAJM KRYESOR: Krerët e degëve i shkojnë në zyrë Bashës, kryedemokrati: Përjashtimi i Berishës s’anulohet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike levizja kunder bashes ne pd levizja kunder bashes ne pd

Sondazh

Poll