Politike

Krerët e PD-Bashës: Mos të të shkojë në mendje të ikësh, zjarrit do i hedhim ujë

13 Mars 2022, 22:19 Nga DOSJA
Krerët e PD-Bashës: Mos të të shkojë në mendje

TIRANË– Kryetari i PD në Mat, Arjan Lika, ka kërkuar nga Lulzim Basha që të mos japë dorëheqjen. I pranishëm në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, Lika ka thënë se nuk vihet në pushtet me Sali Berishën.

 “Ata nuk e duan bashkimin. As mos të të shkojë mendja të japësh dorëheqje. Kjo është gjëja më e thjeshtë, por nuk është zgjidhja. Nuk vjen në pushtet një pd me Sali Berishën. Duhet te zbresësh ne terren, te takosh demokratet, qytetaret,”- tha Lika.

Të njëtin mendim ka shprehur edhe kryetari i Degës së Bulqizës, Durim Fiku.

“Bashkëpunimi është i domosdoshëm. Duhet të hedhim ujë e jo benezinë zjarrit. Nuk mund të rrinë demokratët në cepa e të mos flasin me njëri-tjetrin. Të nisim nga seksioni e të bashkojmë bazën, të plotesojme strukturen. Kështu të ndarë nuk vijmë në pushtet,”- u shpreh Fiku.

LAJM KRYESOR: Krerët e degëve i shkojnë në zyrë Bashës, kryedemokrati: Përjashtimi i Berishës s’anulohet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arja lika basha mbledh kolegjin e kryetareve durim fiku levizja kunder bashes ne pd arja lika basha mbledh kolegjin e kryetareve durim fiku levizja kunder bashes ne pd

Sondazh

Poll