Politike

Kreu i PD Dibër: Basha të mos ikë, ‘Foltorja’ është mafia, ku i gjetën paratë?

13 Mars 2022, 22:15 Nga DOSJA
Kreu i PD Dibër: Basha të mos ikë, ‘Foltorja’

TIRANË– Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Dibër, Naim Gazidede është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha para dinjitetit të tij personal, nuk ka interes për Partinë Demokratike.

Ai tha se duhet të vijohet me punën, të plotësohen strukturat për të ecur përpara. Gazidede ka shtruar gjithashtu pyetjen se ku mund t’i ketë gjetur ‘Foltorja’ paratë për fushtë e takime.

 “Berisha e ka shprehur se para dinjitetit tim nuk pyes për asgjë, pra as për pd. Ai do ta shkatërrojë pd, I ka hyrë kësaj rruge. Nuk mund të marrin vendim disa deputetë pa na pyet ne. Me kë u konsultuan? Ata nuk njohin asnjë demokrat. Për mua zgjidhja është: duhet të vazhdojmë punën. Të plotësohen strukturat e të vijojmë punën. Në foltore është një pjesë e mafies. Foltorja ka dhënë nga 100 mijë lek për komisionerë e vëzhgues. Ku I gjetën këto para? Sali Berisha ka hall të madh dhe ka të tjerë andej që kanë po kaq hall të madh. Formula e zgjidhjes eshte te bashkojme sa me shume demokrat, te plotesojme strukturen dhe të punojmë me çdo qytetare. Nuk e zgjidh problemin dorëheqja e Bashës,”- tha Gazidede.

LAJM KRYESOR: Krerët e degëve i shkojnë në zyrë Bashës, kryedemokrati: Përjashtimi i Berishës s’anulohet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike levizja kunder bashes ne pd levizja kunder bashes ne pd

Sondazh

Poll