Bota

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov futet në Ukrainë (Lëvizjet e para)

13 Mars 2022, 22:24 Nga DOSJA
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov futet në Ukrainë

UKRAINË– Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov raportohet se ka udhëtuar për në Ukrainë, ku anëtarë e milicisë së tij besohet se po luftojnë përkrah forcave të rregullta ruse.

Një televizion, që kontrollohet nga administrata e Kadyrovit në Çeçeni ka postuar një video në Telegram më 13 mars, duke thënë se Kadyrov ishte në Ukrainë edhe pse nuk tregoi vendndodhjen e saktë se ku ishte bërë videoja.

Kadyrov ende nuk e ka konfirmuar se gjendet në Ukrainë. Megjithatë, dihet se njësitë e tij të Gardës Kombëtare të Çeçenisë janë dërguar në Ukrainë.

Në video, Kadyrov shfaqet duke u takuar me ushtarë të cilët i tregojnë për luftimet. Ndërkaq, në prapavijë shihet fotografia e babait të Kadyrovit, Akhmadit.

Në këtë video, Kadyrov flet pak, teksa ushtarët tregojnë se si njësia ka marrë kontrollin e një jetimoreje shtatë kilometra larg Kievit.

Videoja është titulluar: “Kreu i Republikës Çeçene Ramzan Kadyrov së bashku me luftëtarët që po marrin pjesë në operacionin e posaçëm ushtarak në Ukrainë”.

Mediat kanë raportuar gjerësisht për pjesëmarrjen e luftëtarëve çeçenë në Ukrainë, teksa janë publikuar video dhe fotografi të tyre që dëshmojnë pjesëmarrjen në këtë luftë.

Njësitë paramilitare çeçene gjerësisht konsiderohen si forca të frikshme ushtarake. Në të kaluarën janë dislokuar, gjoja me autorizimin e Qeverisë, në lindje të Ukrainës, por edhe në shtetet e tjera si Siria.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ramzan kadyrov ramzan kadyrov

Sondazh

Poll