Bota

‘Lamtumirë’, Rusia kërcënon të lërë austronautin në hapësirë? Shakaja që përhapi terror

13 Mars 2022, 21:40 Nga DOSJA
‘Lamtumirë’, Rusia kërcënon të lërë

RUSI– Mark Vande Hei, një 55-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve nga Teksasi ka të planifikuar të kthehet në Kazakistan me dy kozmonautë rusë në një anije kozmike ruse Soyuz më 30 mars, pasi ai ka kaluar gati një vit në bord. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se si kundërpërgjigje e Rusisë ndaj sanksioneve të SHBA-ve, mund të lënë astronautin në hapësirë.

Sipas artikujve, kreu i agjencisë ruse të hapësirës Dmitry Rogozin ka kërcënuar duke postuar edhe një video në rrjetet sociale me mbishkrimin ‘lamtumirë’ krah fotos së austronautit.

Por e gjitha ka qenë një shaka. Space.com dhe Ria Novosti shkruajnë se gjithçka ka qenë një postim me humor dhe se Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti ISS. Dhe vetë Nasa ka shtuar se partneriteti vijon.

Por, shqetësime tek familjarët ka sjellë. Nëna e austronatit është shprehur se ka qarë shumë kur e ka lexuar atë gjë dhe kishte nisur të lutej.

“Ne po lutemi, lutemi, është një kërcënim i tmerrshëm. Kur e dëgjova për herë të parë, qava shumë,”- tha ajo.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2022, 14:03

Pritet një tjetër bisedim Ukrainë-Rusi

Lufta në Ukrainë, pritet të zhvillohet një raund tjeter bisedimesh Rusi-Ukrainë. Më datën 14-15 mars do ndodhi bisedimi i rradhës mes Kievit dhe Moskës. Duket s...

Bota 13 Mars 2022, 16:14

Jahti i Abramovichit arrin në Mal të Zi

Jahti “My Solaris” i miliarderit rus, Roman Abramovich ka lundruar në portin e Tivatit në Mal të Zi të shtunën, më 12 mars.Anija, e gjatë 140 metra, arriti në M...