Bota

Ekzekutohet biznesmeni britanik në Meksiskë, e bija 14-vjeçare pa gjithçka

13 Mars 2022, 22:07 Nga DOSJA
Ekzekutohet biznesmeni britanik në Meksiskë, e bija 14-vjeçare

MEKSIKË– Chris Cleave, 54 vjeç, po udhëtonte me makinë në Kankun, Meksikë me vajzën e tij adoleshente kur iu zu pritë nga dy burra që hapën zjarr drejt tij dhe e qëlluan për vdekje. Manjati i pronave dhe biznesmeni nga Britania e Madhe vdiq nga plumbi që mori në kokë, ndërsa të gjithë skenën e pa e bija, vetëm 14 vjeçe.  

Adoleshentja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka marrë plagë të lehta për shkak të manovrave që i ai ka bërë me maikën, por është ende në shok. Vëllai më i madh i biznemenit të vrarë, Nick, i cili drejton një kompani sportesh ujore në Falmouth, tha sot se familja e tij po përpiqet të marrë veten.

 “Ne ende nuk mund ta besojmë atë që ka ndodhur me Chris. Ne të gjithë thjesht po përpiqemi të mësohemi me vdekjen e tij dhe gjithçka që duam të bëjmë tani është të mbledhim familjen rreth e rrotull që të mund të mbrojmë nënën tonë të moshuar. Familja nuk do të bëjë ndonjë deklaratë të mëtejshme për momentin dhe ne do të dëshironim të kalojmë këtë tragjedi privatisht,”- shton ai.

Dy autorët e ngjarjes u arrestuan pak orë pas vrasjes. Cleave ishte origjinë nga Truro, por kishte jetuar në Meksikë për më shumë se një dekadë, që nga viti 2014. Dyshimet bien mbi aktivitetet e të ndjerit, dhe mundësia e përfshirjes së tij në aktivitete kriminale me kartelet në Meksikë.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota chris cleave meksike vritet biznesmeni ne meksike chris cleave meksike vritet biznesmeni ne meksike

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2022, 14:03

Pritet një tjetër bisedim Ukrainë-Rusi

Lufta në Ukrainë, pritet të zhvillohet një raund tjeter bisedimesh Rusi-Ukrainë. Më datën 14-15 mars do ndodhi bisedimi i rradhës mes Kievit dhe Moskës. Duket s...

Bota 13 Mars 2022, 16:14

Jahti i Abramovichit arrin në Mal të Zi

Jahti “My Solaris” i miliarderit rus, Roman Abramovich ka lundruar në portin e Tivatit në Mal të Zi të shtunën, më 12 mars.Anija, e gjatë 140 metra, arriti në M...