Bota

Rusia i kërkoi ndihmë, SHBA-Kinë takohen nesër në Romë

13 Mars 2022, 22:16 Nga DOSJA
Rusia i kërkoi ndihmë, SHBA-Kinë takohen nesër në

RUSI– Rusia ka kërkuar nga Kina pajisje ushtarake dhe trupa për të luftuar në Ukrainë, por SHBA nuk rri pa përgjigje. CNN shkruan se Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, do të takohet të hënën në Romë me Yang Jiechi, një anëtar i Byrosë Politike elitare të Partisë Komuniste Kineze dhe drejtor i Komisionit Qendror të Punëve të Jashtme të partisë.

Sullivan synon të paralajmërojë zotin Yang për çdo përpjekje të ardhshme kineze për të forcuar Rusinë në luftën e saj ose për të dëmtuar Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre.

“Ne po i komunikojmë drejtpërdrejt, privatisht Pekinit, se do të ketë absolutisht pasoja për përpjekjet e shmangies së sanksioneve në shkallë të gjerë ose mbështetjen ndaj Rusisë për t’i plotësuar ato,”- tha Sullivan në CNN.

LAJM KRESOR: LUFTA/ Vritet gazetari i NYT në Ukrainë, Papa thirrje Rusisë: Ndalojeni masakrën!

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll