Bota

PIKAT KYÇE/ Ç’ndodhi në Ukrainë në ditën e 18 të luftës, vrasja e gazetarit

13 Mars 2022, 21:58 Nga DOSJA
PIKAT KYÇE/ Ç’ndodhi në Ukrainë në ditën

UKRAINË– Lufta është në ditën e 18, por çfarë ka ndodhur sot. BBC sjell një përmbledhje të ngjarjeve më kryesore të ditës së sotme.

– Ukraina thotë se deri në 30 raketa ruse goditën një bazë stërvitore ushtarake, pranë kufirit të Polonisë, anëtare e NATO-s, duke vrarë 35 persona.

– Rusia më vonë konfirmoi se kishte kryer sulmet, duke thënë se kishte në shënjestër mercenarë të huaj e armë, por jo civilë.

– Një gazetar amerikan, Brent Renaud, u qëllua për vdekje jashtë Kievit, në vdekjen e parë të raportuar të një gazetari të huaj në konflikt.

– Negociatorët ukrainas dhe rusë dhanë vlerësimet e tyre më optimiste për përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve, duke folur për përparimin, por pa shtuar detaje

– Më shumë se 2,100 banorë të Mariupolit tashmë dihet se janë vrarë, sipas zyrtarëve në qytetin e rrethuar juglindor.

– Mbikëqyrja globale bërthamore thotë se linja e energjisë elektrike në uzinën bërthamore të Çernobilit është riparuar dhe do të lidhet të hënën.

LAJM KRESOR: LUFTA/ Vritet gazetari i NYT në Ukrainë, Papa thirrje Rusisë: Ndalojeni masakrën!

(F.m/dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2022, 14:03

Pritet një tjetër bisedim Ukrainë-Rusi

Lufta në Ukrainë, pritet të zhvillohet një raund tjeter bisedimesh Rusi-Ukrainë. Më datën 14-15 mars do ndodhi bisedimi i rradhës mes Kievit dhe Moskës. Duket s...

Bota 13 Mars 2022, 16:14

Jahti i Abramovichit arrin në Mal të Zi

Jahti “My Solaris” i miliarderit rus, Roman Abramovich ka lundruar në portin e Tivatit në Mal të Zi të shtunën, më 12 mars.Anija, e gjatë 140 metra, arriti në M...