Bota

Kreu i delegacionit të BE: Akulli është thyer, puna për anëtarësimin e Ukrainës ka nisur

13 Mars 2022, 15:32 Nga DOSJA
Kreu i delegacionit të BE: Akulli është thyer, puna për

UKRAINË– Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Ukrainë, Matti Maasikas ëstë shprehur se puna për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian ka filluar. Në një video-mesazh në Tëitter, Maasikas shprehet se të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë kontribuar në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE dhe se miliona mjete, pajisje e tenda janë dërguar në Ukrainë. Gjithashtu, Ukrianës i është kaluar edhe kësti i parë prej 300 milionë euro i ndihmës së re makrofinanciare të BE-së.

“Në samitin në Versajë, më 11 mars, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së diskutuan kërkesën për anëtarësim të Ukrainës dhe dhanë një sinjal të qartë politik: Ukraina i përket familjes evropiane. Puna për anëtarësimin e Ukrainës në BE ka filluar, akulli është thyer, procesi ka nisur. Së pari, mbështetja humanitare: të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë kontribuar në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE. Miliona automjete, pajisje mjekësore, tenda, batanije po arrijnë tashmë në Ukrainë. BE për herë të parë aktivizoi drejtpërdrejt mbrojtjen e saj të përkohshme. Po ndihmon ukrainasit që vijnë në BE, duke u ofruar mirëqenie dhe trajtim mjekësor, akses në tregjet e punës dhe arsim,”- ka thënë ai.

To my Ukrainian friends re:

* EU support: sanctions, military, humanitarian
* Temporary Protection Directive activated to help Ukrainians coming to EU
* EU projects reoriented all their work, support Ukraine’s resilience
* Ukraine’s application for EU membership: крига скресла. pic.twitter.com/lxKzxELhER

— Matti Maasikas (@MattiMaasikas) March 13, 2022

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota matti maasikas matti maasikas

Sondazh

Poll